10:18 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

A ka shkaktuar probleme bora e parë në Aeroportin “Adem Jashari”?

Moti i ligë që përfshiu rajonin, shkaktoi dëme sidomos në qarkulllim të veturave nëpër viset malore.

Por, temperaturat e ulëta dhe reshjet e para të borës në Kosovë nuk kanë shkaktuar telashe në Aeroportin “Adem Jashari”.

Këtë e konfirmon për AktivPress zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara.

Ajo deklaroi  se të gjitha fluturimet nga aeroporti janë realizuar sipas planit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të vazhdojnë të jenë të njëjta por pa reshje bore, vetëm në viset malore reshjet e shiut kanë mundësi të jenë të përziera me borë./AktivPress