11:13 / E Hënë, 02 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

A ka vdekur mbretëresha Elizabeth II?

Mbrëmë në mediat sociale, filluan të qarkullojnë lajmet se mbretëresha Elizabeth II kishte ndërruar jetë.

Thashethemet filluan pas një postimi anonim në Twitter, ku pretendonte se 93-vjecarja kishte vdekur mëngjesin e së dielës, 1 dhjetor.

Tweet-i përfshiu biseda në WhatsApp mes personave të njohur si “Gibbo” dhe “Ricey”, transmeton Indeksonline.

Megjithatë, pas zbulimit kjo u konstatua si mashtrim.

Eksperti mbretëror Charlie Proctor, i cili punon si kryeredaktor i Royal Central, i ka mohuar këto lajme duke thënë se mbretëresha është gjallë dhe mirë.

Sipas disa burimeve, ka bisedime brenda pallatit që mbretëresha të tërhiqet nga jeta publike sapo ajo të mbush 95  vjet, ashtu si burri i saj Pricni Phillip.

Planet e daljes në pension të mbretëreshës Elizabeth nuk janë detajuar, dhe pallati ende nuk ka lëshuar të dhëna zyrtare./Indeksonline/