14:40 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“A ke me i thënë ndokujt të dua?” Capital T publikon këngën e re në Ditën e të Dashuruarve

Capital T ka zgjedhur 14 shkurtin si kohë ideale për të publikuar këngë e re.

Projekti nga reperi mban titullin: “Je T’aime”, xhirimet e të cilit janë bërë në qytetin e Parisit.

 “A ki mi thon najkujt “Je T’aime” ? Më 14.02.20 në orën 14:02 e ki mundësinë”, ka shkruar Capital T sipër videos paralajmëruese.

Ndërkohë kënga e tij e fundit “600 PS” u publikua pak kohë më parë dhe deri tani ka mbi 3 milionë shikim në kanalin Youtube./Indeksonline/