13:56 / E Premte, 20 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

A kemi lëvizje të qëndrimeve të Kinës, në raport me shtetësinë e Kosovës?

Nga një shkresë të siguruar nga portali ynë, i 13.11.2019 konsulli përgjithshëm i Republikës Popullore të Kinës në Dyseldorf z. Feng Halyang i drejtohet konsullit të përgjithëm Arjan Kashtanjeva si konsull i përgjithëm i Republikës së Kosovës, përzemërsisht e përgëzon për hapjen e Konsullatës së përgjithsme të Republikës së Kosovës në Dyseldorf, duke i siguruar për bashkëpunim.

Konsulli i përgjithshëm i Kinës shpreh keqardhje, që nuk mund të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Konsullatës së Përgjithsme të Republikës së Kosovës pasi ka një takim të konfirmuar.

Referimet e tilla nga Republika Popullore e Kinës janë risi, zbutje e qëndrimit kundër pavarësisë së Kosovës dhe kjo mund të shihet si një lëvizje e Kinës drejt njohjes së Republikës së Kosovës dhe krijimit te marrëdhënieve diplomatike.