75 Mall Live Search
15:52 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

A keni celulit? Ju duhet t’i bëni këto ushtrime

Në qoftë se mendoni se jeni e vetmja që keni celulit na lejoni “t’ju ngushëllojmë”, në njëfarë mënyre, pasi ekzistojnë me mijëra gra dhe vajza në planet që ndajnë të njëjtin problem sikurse ju. Celuliti, i njohur ndryshe si “lëkura e portokallit”, shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Luhatjet e mëdha në peshë, çrregullimet hormonale, mungesa e aktivitetit fizik, shtatzënia, zhbalancimet e sistemit limfatik dhe reduktimi i prodhimit të kolagjenit janë shkaktarët kryesorë të tij. Të luftosh celulitin mund të duket një betejë e pamundur në pamje të parë.

Por këto 6 ushtrimet do t’ju ndihmojnë të reduktoni celulitin brenda dy javësh. Nuk është e domosdoshme të shkoni me patjetër në palestër. Ato mund të kryhen edhe në kushtet e shtëpisë. Mbi të gjitha në shtëpi do të ndiheni më qetë dhe jo e kompleksuar.brightside