A keni parë ndonjëherë polic të dehur në trafik?
Policët janë të thirrur për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë në publik, por ka raste kur nuk e bëjnë një gjë të tillë.
Një rast të tillë të mospërfilljes së uniformës, e ka pasur polici gjerman ditë më parë, transmeton Indeksonline.
I dehur derisa s’ka më, polici me motoçikletë e humbet kontrollin derisa lëvizte në rrugë.
Ai nuk arrin as të vozis drejt, duke u rrëzuar anash, për çka u desh të intervenonin njerëzit në rrugë.
Interesante të shohësh një polic të dehur, kur ata vet shqiptojnë gjoba nëse dikush vozit në gjendje të dehur. /Indeksonline/