07:56 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

A konsumoni ushqim vetëm kur jeni të uritur apo dhe pa shkak?

Dietat kufizuese e mbajnë organizmin në gjendje të vazhdueshme urie dhe kjo mund të ndryshoje metabolizmin, gjithashtu dëmton marrëdhënien me ushqimin dhe trupin. Është plani ushqimor ai që duhet të përshtatet me stilin e jetës tonë, në mënyrë që të bëhet zakon jetese, duke na ndihmuar të humbasim peshë në mënyrë natyrore.

A jeni të kënaqur me dietën dhe rezultatin e saj?

Dietat e mira i dërgojnë sinjale pozitive për organizmit. Nëse ndiheni të lodhur, të uritur dhe të nervozuar, atëherë dieta që po bëni nuk është e përshtatshme dhe duhet ta ndryshoni.

A konsumoni karboidrate, proteina, yndyrna të mira dhe fibra, në çdo vakt?

Kombinimi i duhur i këtyre elementëve ushqyes është në gjendje të na sigurojë energjinë e nevojshme për të përballuar ditën. Kujdes nga dietat që në mënyrë drastike reduktojnë konsumin e tyre. Të gjitha janë të nevojshme për të përmirësuar metabolizmin dhe për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme.