13:51 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

“A lat kë pa e fy e linçu? Jeton Zogjani reagon ndaj deklaratave të këshilltarit të Kurtit

Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Luan Dalipo kritikojë serialin ‘Çka ka shpija’, që transmetohet në RTK duke e quajtur degjenerues.

Të menjëhershme ishin edhe reagimet e aktorëve, pas  aktorit dhe skenaristit të këtij  seriali, Naser Rafunës  një të tillë e ka bërë dhe Jeton Zogjani.

Aktori i njohur kosovar në një postim në Facebook ka publikuar deklaratat e Dalipit, ndërsa në mbishkrimi ka shkruar “A lat kende pa fy e lincu per keto 100 dit n’pushtet?”.

Për kritikën e Dalipit ndaj serialit ka reaguar edhe ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se çka është edukuese për transmetim dhe çka nuk është./Indeksonline/