A lidhet ngrënia e mëngjesit me peshën? Ja çfarë thotë studimet e reja
Të injoroni mëngjesin është e pashëndetshme?
Thuhet se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.
Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të mos e injorojmë atë.
Thonë se ata të cilët hanë rregullisht mëngjesin, kanë një peshë normale dhe të shëndetshme.
Por, disa njerëz nuk mund të hanë që në mëngjes, transmeton Indeksonline.
Disa të tjerë preferojnë të flenë edhe disa minuta më shumë.
A janë duke bërë këta ndonjë gabim?
Disa studime thonë se nëse ju nuk e injoroni mëngjesin atëherë ju nuk do keni peshë të tepërt.
Por, disa ekspertë tani kanë gjetur se të agjërosh do ju ndihmojë juve të humbni peshë.
Sidoqoftë, në përgjithësi ata që hanë mëngjesin është e rëndëishme të zgjedhin një dietë të shëndetshme. Por, në anën tjetër ata që nuk mund të hanë nuk do të thotë se po bëjnë diçka të keqe.
Kjo thjesht më shumë mund të konsiderohet si një shprehi, sesa që mund të ndikojë në humbjen e peshës./Indeksonline/