A luan tenis Mirlind Daku?

Futbollistë të shumtë të Superligës së Kosovës, pyesin veten se a luan Mirlind Daku futboll apo tenis?
Federata e Futbollit e Kosovës dje publikoi listën e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri, Bernard Challandes.

Befasi e madhe ishte mosftesa e sulmuesit të Ballkanit, Mirlind Daku, që ka 25 gola të shënuar në këtë stinor, shkruan IndeksOnline

Bashkëlojtari i tij, Egzon Sinani përmes rrjeteve sociale ka publikuar një fotoshop ku shihet Daku duke luajtur tenis.
Një dilemë të tillë, pati edhe ish-lojtari i Dritës, Viktor Kuka: “Mirlind Daku luan tenis ky djali, që mos me thirr në Kombëtare?”.
Kujtojmë që Challandesi ka ftuar dy sulmues klasikë, Vedat Muriqin (Lazio) dhe Atdhe Nuhiun (APOEL)./IndeksOnline/
