12:20 / E Hënë, 11 Prill 2022 / AR

A mendon t’i rregulloj raportet me Olsën? Kjo është përgjigja befasuese nga Sindi

Pas daljes nga “Për’puthen”, Sindi ka bërë deklarata të forta për autoren e programit, Olsa Muhameti.

Ajo është shprehur se gjatë në emision çdo gjë është me skenar, dhe se është nënçmuar nga të gjithë, shkruan Indeksonline.

Së fundmi, në Instagram bëri një pyetësor, ku pranoi pyetje të shumta nga ndjekësit.

Nuk kishte si të mungonte pyetja për Olsen për të cilën Sindi u përgjigj se nuk ka shanse të pajtohet me të dhe se nuk lëpin aty ku pështyn./Indeksoline/