75 Mall Live Search
16:20 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

A morrën futbollistët e Flamurtarit premia nga Prishtina, për të ndalur Feronikelin?

Motivimi i një skuadre nga një skuadër tjetër me mjete financiare për t’i prishur punë kundërshtarit në luftë për titullin e kampionit, është çështje legale.

Rreth kësaj u flit së fundi në opinionin kosovar, që Prishtina kishte ofruar premia për futbollistët e Flamurtarit në rast se barazojnë apo fitojnë kundër Feronikelit.

Indeksonline ka kontaktuar me disa futbollistë të Flamurtarit të cilët nuk kanë dashur të mbesin anonim. Të gjithë e kanë mohuar se kanë marrë para nga Prishtina dhe deklaruan se Flamurtari luftoi për vete, pasi që rrezikohen për tu larguar nga elita.

Në këtë edicion, Flamurtari është ballafaquar nga 3 herë me Feronikelin dhe Prishtinën.

Ekipit nga Drenasi i’a ka marrë vetëm 1 pikë, ndërsa Prishtinës 4 pikë, që indirekt i bie që “kuq e zinjtë” më tepër i kanë ndihmuar Feronikelit se Prishtinës. /Indeksonline/