10:13 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

A mund ta detyrojë UEFA-ja Maq.e Veriut të luajë me Kosovën, në Shkup, apo do ta zgjedhë Strumicën?

Stadiumi “Filipi II” në Shkup është një ndër arenat më moderne të futbollit, në Ballkan.

Në vitin 2017, UEFA-ja organizoi finalen e Superkupës së Evropës në këtë stadium që ka kapacitet mbi 33 mijë vende, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, kur është fjala për ndeshjet e Kombëtares së Maq. së Veroiut me ato shqiptare, interesimi nga zyrtarët e federatës për të shfrytëzuar këtë stadium zvogëlohet.

Në shtator të vitit 2017, Maqedonia e Veriut nuk kishte pranuar të luante kundër Shqipërisë në Shkup dhe ndeshjen e kishte çuar në Strumicë.

Në marsin e ardhshëm, mysafire e Maqedonisë së Veriut do të jetë Kosova në kuadër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.

Shumëkush pret që edhe “dardanët” do të përjetojnë eksperiencë të njejtë sikur Shqipëria, meqë në këtë rast Maq. e Veriut është e lirë nga UEFA-ja të organizojë ndeshjen kudo.

“Në cilindo stadium që plotëson kushtet e kategorisë së 4-të për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare mund të zhvillohet dueli. Ky është kushti që UEFA-ja kërkon nga Maqedonia e Veriut”, ka thënë për Indeksonlinen, menaxheri i Kosovës, Bajram Shala.

Ndeshja Maqedoni ae Veriut – Kosova, do të zhvillohet, më 26 mars.

/Indeksonline/