15:56 / E Premte, 12 Tetor 2018 / indeksADMonline

A mund ta shkaktojë konsumimi i shumë frutave diabetin e tipit 2?

Edhe pse shkencëtarët ende nuk e kanë të qartë se çfarë saktësisht e shkakton diabetin e tipit 2, njerëzit mund të kenë faktorë të caktuar të rrezikut që përfshijnë: një histori familjare të diabetit, mbipeshë dhe prediabet.

Ndërkaq, së fundmi është ngritur dilema se a mund të shkaktojnë frutat dibaetin e tipit 2, për shkak të përmbajtjes së sheqerit që kanë.

Fruta përmbajnë sheqer, por nuk kanë gjasa të jenë e dëmshme për shëndetin në momentin kur janë pjesë e një diete të ekuilibruar, transmeton Indeksonline.

Në këtë artikull, ne shikojmë se çfarë diabeti është, nëse hahet shumë fruta mund të shkaktojë diabet dhe udhëzimet se sa fruta duhet të hahet një person.

Zgjedhja e frutave të freskëta mbi fruta të thata dhe lëng frutash mund të ndihmojë në reduktimin e konsumit të përgjithshëm të sheqerit.

Diabeti i tipit 2 është forma më e zakonshme e diabetit dhe mund të ndodhë në çdo moshë, por zakonisht zhvillohet me kalimin e moshës, apo në faza më të vonshme të jetës.

Nëse nuk ka insulinë të mjaftueshme në trup ose qelizat nuk i përgjigjen saktë insulinës, sheqeri mund të grumbullohet në gjak dhe të çojë në një sërë simptomash dhe komplikime shëndetësore.

Mirëpo, konsumimi i frutave në rastet kur nuk kalon në formë të tepruar, nuk paraqet rrezik për diabetin./Indeksonline/