23:01 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

A mund të dobësohemi me uthull molle, cila është mënyra e duhur për ta konsumuar?

Në qoftë se bëni pjesë në radhët e njerëzve që e përdorin uthullën e mollës vetëm në sallatë apo në gatime të caktuara, me siguri nuk keni dëgjuar për vlerat e saj të jashtëzakonshme që sigurisht nuk kufizohen vetëm tek arti i gatimit.

Ajo është  një nga produktet më dobiprurëse më të përdorura në të gjitha botën, pjesë përbërësë e shumë recetave për flokët, trupin, por jo më pak i rëndësishëm është roli i uthullës së mollës në regjimin ushqimor, sidomos nëse po provoni të humbisni disa kilogramë.

E pasur me kalcium, magnez, potas, fluor, hekur, fosfor, vitamina A, B1, B2, B6, C dhe E, acid acetik, pektinë, beta-karoten etj, pa diskutim ky produkt është një depo e vërtetë vlerash ushqyese. Por cili është efekti i uthullës së mollës në rënien nga pesha, a të dobëson vërtetë ajo apo është thjesht një mit?