07:34 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

A mund të humbni peshë duke ecur?

Ecja është ndër gjërat e para që  mësojmë në jetë. Është e pamundur për të llogaritur numrin e hapave që kemi bërë gjatë jetës sonë.   Çdo minutë ecje mund të zgjas jetën  nga 1.5 deri ne 2 minuta. Këtë e dëshmojnë shumë studime të cilat tregojnë se personat që ecin rregullisht jetojnë më gjatë, peshojnë më pak, kanë shtypje normale të gjakut, dhe shijojnë në përgjithësi një jetë më të shëndetshme dhe më kualitative së personat që ecin shumë pak.

Unik Portal ju sjellë më shumë informacion rreth fakteve mbi ecjen dhe humbjen në peshë.

Sa kalori mund të digjni duke ecur?

Kjo përcaktohet nga pesha dhe ritmi juaj. Nëse një person ecën katër milje në orë, e cila është një normë normale ecje, do të djeg rreth 400 kalori.

Duke ecur tre milje do të digjni 300  kalori në ditë.

Një gjë që mund t’ua bëj më të lehtë llogaritjen është një matësi i hapave.

Ja një formulë e thjeshtë për të kuptuar më shumë për djegien e kalorive gjatë ecjes:

1 milje = 2000 hapa dhe ju digjni  100 kalori

1 kg = 3,500 kalori

Për të humbur 1 kile në javë duhet të  ecni 10.000 hapa më shumë

Ja edhe disa këshilla se si të shtoni 10,000 hapa të rinj në ecjen tuaj

Në shëtitore ose kur dilni për të blerë në market, parkoni veturën më larg se zakonisht dhe ecni në këmbë

Zbritni nga autobusi një stacion më larg

Ecni shkallëve, mos e shfrytëzoni ashensorit

Ecni me kokën lartë

Fokusin mbajeni 10 metra përpara

Bëni hapa të mëdhenj.