18:18 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

A mund të jetë ky sprucues për hundët zgjidhja për parandalimin e Covid?

Efikasiteti i sprucuesit të ri të hundës që mund të parandalojë përhapjen e Covid-19 po testohet prej kohësh në një klinikë në Mbretërinë e Bashkuar.

Studiuesit, të cilët kanë kaluar një vit duke testuar sprucuesin, krijuar nga Raphael Labs, një kompani e themeluar nga shkencëtarë nga universitetet në mbarë botën, shpresojnë që ai ose mund të ndalojë ose trajtojë virusin, pavarësisht nga lloji.

Sprucuesi i hundës funksionon si një profilaktik dhe jo një vaksinë; ideja është që përdoret si masë parandaluese kundër virusit.

“Që virusi të hyjë në qelizë, ai duhet t’i nënshtrohet disa reaksioneve kimike shumë specifike,” tha për Euronews Rakesh Uppal, kryetar i Raphael Labs dhe profesor i Kirurgjisë Kardiovaskulare në Barts, Londër. “Ne kemi qenë në gjendje të gjejmë një mënyrë për të manipuluar atë reaksion kimik dhe për këtë arsye të ndalojmë hyrjen e virusit.”

I emërtuar pHOXWELL, sprucuesi funksionon në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga vaksinat. Uppal thotë se është më shumë si një pengesë sesa një vaksinë.

Për momentin, nuk janë publikuar përbërësit dhe pritet që hulumtimi i tyre të rishikohet nga ekspertët e fushës.