75 Mall Live Search
10:31 / E Hënë, 17 Nëntor 2025 / L A

A mund të kemi përballje Itali-Shqipëri në play off të Kupës së Botës

Italia ka mbyllur fazën e grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë është në pritje të shortit të play off-it, i cili do të hidhet, më 20 nëntor.

Pavarësisht humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit, azzurrët e kanë siguruar vendin në fazën eliminatore dhe do të jenë në grupin e ekipeve të renditura më lart.

Në gjysmëfinale, Italia do të luajë në shtëpi kundër njërit prej këtyre kundërshtarëve: Suedisë, Rumanisë, Irlandës së Veriut ose Maqedonisë së Veriut. Ndeshja zhvillohet, më 26 mars 2026.

Fokusi kryesor për tifozët shqiptarë është mundësia që në finalen e playoff-it, Italia të përballet me Shqipërinë. Kuqezinjtë janë në listën e kundërshtarëve potencialë të finales së 31 marsit, së bashku me: Uellsin, Skocinë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Irlandën, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.

Nëse të dyja kombëtaret kalojnë gjysmëfinalet, përballja Itali–Shqipëri mund të vendosë njërin prej vendeve evropiane në Kupën e Botës 2026.