23:43 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

A mund të kesh dy baballarë e një nënë, pse modeli i familjes ”ylber” preferohet aq shumë nga çiftet e reja?

Një gjykatë në St.Johns të Kanadasë ka regjistruar dy burra dhe një grua si prindërit e një fëmije të lindur më 2017-ën. Koncepti mbi familjen vazhdon të zgjerohet: nëse prej disa kohësh krahas familjes ‘tradicionale’ të përbërë nga dy prindër burrë-grua është shtuar edhe ajo e ‘ylberit’, zëvendësuar me prindër të të njëjtit seks, tani është edhe familja ‘e shumëllojshme”, formuar nga prindër që nuk heqin dorë nga të dashurit dy persona në të njëjtën kohë. Në Kanada, kjo lloj familjeje është njohur edhe zyrtarisht: një gjykatës i St.Johns-it ka regjistruar, për herë të parë në histori, dy burra dhe një grua si prindër të ligjshëm të një fëmije lindur në 2017-ën. Nëse poligamia dhe bigamia në Kanada nuk janë të ligjshme, marrëdhëniet e shumëllojshme janë të lejueshme.

“Shoqëria është në ndryshim të vazhdueshëm, ashtu si struktura familjare. Duhet të njohim këtë realitet. Nuk ka arsye për të besuar, se kjo lloj marrëdhënie mund të dëmtojë në ndonjë mënyrë interesat e foshnjes”, thuhet në seancën gjyqësore nga gjykatësi Robert Fowler.

Të tre anëtarët e familjes ‘’së përzier’’, nëna biologjike e fëmijës dhe dy partnerët e saj, i janë drejtuar gjykatës, pasi gjendja civile refuzoi t’i regjistrojë si prindër të fëmijës, kur vetëm dy vetë mund të shkruhen në çertifikatën e lindjes.” Gjykatësi Fowler e ka njohur “rastin e jashtëzakonshëm”, por specifikoi se vendimet e autoriteteve duhet të jenë gjithnjë në koherencë me interesat e fëmijës. Sipas magjistratit, fëmija në fjalë ka lindur në një “familje të dashur dhe po rritet në një ambient të shëndetshëm”. “Kur u hartua ligji për fëmijërinë, 30 vjet më parë, nuk ishin përfshirë marrëdhëniet komplekse familjare të cilat tani janë pjesë e shoqërisë sonë”, ka thënë Fowler.