75 Mall Live Search
11:37 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

A mund të kualifikohet Kosova tutje? Kjo është situata në grup

Kombëtarja e Kosovës në Basketboll mbrëmë pësoi humbje të befasishme ndaj Luksemburgut me rezultat 89-99, duke rrezikuar kështu kualifikimin më tej.

Pas disfatës punët nuk janë mirë dhe rrezikohet shumë kualifikimi më tej për në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Kosova shpreson që të shtunën ta mposhtë Sllovakinë, por kjo nuk do të mjaftonte nëse Luksemburgu fiton duelin ndaj Islandës.

Krejt ç’duhet në këto dy ndeshje, është fitorja e Kosovës, dhe humbja e Luksemburgut nga Islanda.

Kujtojmë se në grupin B, Kosova dhe Luksemburgu kanë nga shtatë pikë. Kualifikim më tej ka siguruar Islanda.

Dy ndeshjet do të zhvillohen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë: Luksemburg-Islanda (16:00) dhe Kosova-Sllovakia (19:00)./IndeksOnline/