10:47 / E Enjte, 31 Maj 2018 / k.v

A mund të ndihmojë çamçakëzi të digjni më shumë kalori?

Çamçakëzët janë gjerësisht të përdorur, shumica nga ta pas një vakti ushqimesh apo thjeshtë për të shmangur aromën e pakëndshme të gojës.

Por a sjellë çamçakëzi përfitime, siç fjala vjen, djegia e kalorive?

Nëse doni të rrisni ritmin e zemrës dhe shpenzimet e energjisë, krejt çfarë duhet të bëni është që të përtypni një çamçakëz gjatë ecjes, sugjeron një studim i ri.

Sipas të dhënave të fundit, vetëm në vitin 2017, 174.74 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara deklaruan se zakonisht përdorin çamçakëz, transmeton Indeksonline.

Hulumtimet tregojnë se çamçakëzët pa sheqer janë të mirë për dhëmbët tuaj, sepse mund të parandalojnë prishjen dhe formimin e pllakave. Gjithashtu, çamçakëzi mund të ndihmojë në zbutjen e stresit.

Studimet e fundit të publikuara thonë se përtypja e çamçakëzëve gjatë ecjes mund të ndikojnë në djegien e më shumë kalorive./Indeksonline/