75 Mall Live Search
13:51 / E Premte, 05 Janar 2024 / S Z

A mund të ndodhë shtatzënia te gratë me mitrën e kthyer prapa ?

Shumë herë gratë e shqetësuara të cilat planifikojnë shtatzëninë vijnë në spitalin ‘’Fati Im’’ duke qenë të ndikuara nga shkrimet në internet dhe pyeten nëse mund të arrijnë shtatzëni nëse e kanë mitrën e kthyer prapa. 

Mjekët sigurisht se me profesionalizëm të lartë përgjigjen në pyetjet e cdo pacienteje dhe përgjigja në këtë rast është se grate e lindura me mitrën e kthyer prapa nuk kanë asnjë sëmundje dhe ato mund të arrijnë shtatzëninë dhe të kryejnë lindje të sukesshme.  

Mitra retroverte e lindur dhe jo e ndikuar nga ndonjë sëmundje nuk është arsye për tu shqetësuar, madje mitra e kthyer prapa nuk ka nevojë të trajtohet.  

Gjithsesi ju duhet të bisedoni me mjekun nëse keni simptoma të tilla si dhimbje gjatë aktit seksual dhe dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual. 

Mos harroni se nëse jeni duke tentuar shtatzëninë për më shumë se një vit ju duhet të kërkoni ndihmën e mjekut gjinekolog. 

SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON 045322250 

 048322250