18:46 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A mund të ngushtohet vagina juaj nëse nuk bëni seks? Zbulohet e vërteta…

Në jetë ka disa të vërteta universale që i qëndrojnë testit të kohës: një shëtitje me biçikletë është gjithnjë një ide e mirë, apo thatësia vaginale i ndodhë pothuajse secilës femër. Për këtë të fundit, që vagina mund të “ngushtohet” ekspertët në fakt thonë se nuk është kështu. Aspak…

Shumica e njerëzve në mënyrë të gabuar supozojnë se femrat që kanë më pak marrëdhënie seksuale kanë gjasa që t’u ngushtohet vagina e tyre, por thjeshtë ky është një keqkuptim i plotë, thekson specialistja për shëndetin e grave, Jennifer Wider.

Arsyeja mbi thatësinë vaginale qëndron në faktin se ndoshta muskujt e vaginës suaj janë elastike. Ato kontraktohen dhe kthehen në formën e tyre normale, pas marrëdhënies seksuale si dhe pas lindjes së fëmijës, thekson Ëider.

Thënë kështu, dy herë gjatë jetës vagina juaj mund të ndryshojë formën për një periudhë më të gjatë kohore. E para? Pas lindjes së fëmijës. Disa studime kanë treguar se muskujve vaginal iu duhet deri në gjashtë muaj pas lindjes të kthehen në formën dhe madhësinë e tyre normale.

Hera tjetër e ndryshimit është se vagina juaj ndryshon si pasojë e moshës. Me kalimin e moshës, nivelet e hormoneve bien, që nënkupton se muret vaginale bëhen më të hollë dhe më pak elastike, kështuqë muskujt bëhen më të lirshëm, thekson Wider. Lajm i mirë është se tonifikimi i muskujve mund të përmirësohet me anë të ushtrimeve Kegel, pa marrë parasysh moshën e gruas.

Përfundimi: nëse ndjeni se vagina juaj është e ngushtë gjatë seksit, kjo është si pasojë e thatësisë vaginale. Ka gjasa që nuk jeni eksituar mirë, prandaj thuajini partnerit që të krijoni argëtim më të mirë dhe paralojë, në mënyrë që të keni seksin më të mirë ndonjëherë.