15:07 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

A mund të përzieni cefaleksinën dhe alkoolin?

Cefaleksina është një antibiotic që i përket një klase antibiotikësh të njohur si cefalosforina të gjeneratës së parë, të cilat mjekët i përshkruajnë për të trajtuar një sërë infeksionesh bakteriale.

Ato përshkruhen për të trajtuar infeksionet e lëkurës, veshit të mesëm, traktit të sipërm respirator dhe traktit urinar. Ato janë pjesë e listës së barnave esenciale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa cefaleksina nuk ndërvepron direkt me alkoolin, ky artikull përshkruan disa arsye pse njerëzit duhet të shmangin alkoolin gjatë trajtimit me këtë antibiotik.

Konsumimi i cefaleksinës me alkool mund të shkaktojë efekte anësore në disa njerëz mirëpo përgjithësisht janë të sigurt për të konsumuar së bashku.

Efektet anësore të cefaleksinës mund të jenë të ngjashme me ato të alkoolit, kështu që kombinimi i të dyjave mund të përkeqësojë këto efekte./Indeksonline/

Temat: