75 Mall Live Search
22:56 / E Martë, 01 Mars 2022 / SH F

A mund t’i bashkohen kosovarët luftës në Ukrainë?

Presidenti Volodymyr Zelensky ka hequr vizat për të huajt që dëshirojnë të luftojnë për Ukrainën kundër Rusisë, ndërsa kosovarët kanë shprehur interesim.

A mund t’i bashkohen kosovarët luftës në Ukrainë?

Përmes konferencave po synon ta përçojë mesazhin e tij në tërë botën.

Synimin për t’i bindur shtetet demokratike që ta ndihmojnë në luftën e tyre për çlirim e arriti.

Mirëpo, presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelenksy tani ka edhe një synim tjetër.

Ai përmes një dekreti, u ka hequr vizat të gjithë të huajve që dëshirojnë t’iu bashkohen luftë së Ukrainës kundër okupatorit rus..

E ambasadori i Ukrainës në Shqipëri ditë më parë deklaroi se ka edhe kosovarë që kishin kërkuar informata për të shkuar në zonën e luftës.

Madje, nga kjo ambasadë përmes një njoftimi kanë treguar edhe mënyrën se si mund t’i bashkohen ushtrisë ukrainase.

E njohësit e sigurisë në Kosovë po shohin interesim të të rinjëve që t’iu bashkohen ushtrisë ukrainase.

Cilat janë mundësitë për të shkuar në luftën e një vendi që gjendet më shumë se 1 mijë kilometra larg Kosovës?

Bedri Elezi, drejtor në Institutin e Kosovës për Studime Ndërkombëtare thotë se nevojiten edhe viza shengen, pasi duhet kaluar nëpër disa shtete evropiane.

Pengesë kosovarëve nuk mund t’iu dal vetëm viza, por edhe ligjet në Kosovë, raporton T7.

Megjithatë ky ligj sipas avokatit Skender Musa ka mangësitë e veta, pasi në rastin e Ukrainës, lufta atje është çlirimtare.

Andaj ky thotë se ky ligj mund edhe të ndryshohet.

Ligji për ndalimin e pjesmarrjes në luftërat e huaja ka hyrë në fuqi në mars të 2015, ndërsa dënimet për shkelësit parashihen deri në 15 vite burgim.