75 Mall Live Search
09:18 / E Enjte, 09 Korrik 2026 / G T

“A mund t’i thuash jo Barcelonës?”, Mikel Oyarzabal përgjigjet: Sigurisht, ka plot prej tyre!

Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Mikel Oyarzabal ka dhënë një intervistë për faqen “El Chiringuito”.

Oyarzabal u pyet se a ka lojtar që mund të refuzojë Barcelonën, ai dha një përgjigje epike, shkruan Indeksonline

“A mund t’i thuash jo Barcelonës? Po, mund t’i thuash. Besoj se po. Ka shumë lojtarë që i kanë thënë jo atyre”, u shpreh futbollisti

Kujtojmë se Oyarzabal është një prej atyre lojtarëve që po kërkohet nga klubi katalunas.

29-vjeçari gjatë Kupës së Botës ka shënuar katër gola dhe ka bërë një asist./Indeksonline/