09:34 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / k.v

A mundet aloe vera të trajtojë psoriazën?

Psoriaza është një kusht afatgjatë që bënë që qelizat e tepërta të lëkurës të formojnë arna të ndezura, të kuqe dhe me luspa në lëkurë. A mundet aloe vera të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të kësaj gjendjeje?

Pzoriaza shkaktohet nga një problem me sistemin imunitar dhe aktualisht nuk ka shërim. Gjithashtu, deri në 30 për qind e njerëzve me psoriazë vazhdojnë të zhvillojnë artrit psoriatik, transmeton Indeksonline.

Kjo ndodhë kur psoriaza fillon të ndikojë në nyjet e njerëzve. Artriti psoriatik mund të shkaktojë fryerje, ngurtje dhe dhimbje të nyjeve të një personi.

Aloe vera është një lloj i gjetheve të lëngshme të mbushura me xhel.

Aplikimi i xhelit të pastër të aloe veras në arna psoriatike të lëkurës mund të ketë një efekt qetësues, zvogëlojë inflamimin dhe të përmirësojë hidratimin. Gjithashtu mund të jetë e dobishme për trajtimin e artritit psoriatik.

Disa studime sugjerojnë se aloe vera mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave specifike të lidhura me psoriazën dhe artritin psoriatik. Megjithatë, nuk ka shumë dëshmi për të mbështetur këtë./Indeksonline/