09:26 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

A ndikon dhurimi i gjakut në performancat tuaja si vrapues?

Trupi jon mban rreth pesë litra gjak. Një njësi gjaku që dhurojmë llogaritet 450 ml.

Pasi që dhurojmë gjak, përqendrimi i Hemoglobinës në trupin tonë reduktohet për 7%. Pas dy jave përqendrimi i hemoglobinës rikthehet normalitetit, transmeton Indeksonline.

Por a ndikon kjo në performancat tona si vrapues?

Reduktimi i përqendrimit të hemoglobinës në trupin tonë do të ul kapacitetin e oksigjenit në trupin tonë dhe sigurisht që do të ketë ndikim në vrapim.

Prandaj për të u rikthyer shpejt pas dhurimit të gjakut preferohet që të merrni gjëra që përmbajnë shumë hekur./Indeksonline/