75 Mall Live Search
23:38 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / H F

A njihen nga jashtë Rogerti dhe Selin? Përplasje e fortë mes tyre gjatë përballjes në Prime

Selin dhe Rogerti kanë pasur një përballje këtë mbrëmje me njëri-tjetrin pas akuzave të rënda që ai i ka bërë banores.

Një nga deklaratat e tij ka qenë se ata të dy kanë njohje nga jashtë dhe se kanë pasur një kod për të vijuar më pas lojën bashkë.

“Në një nga diskutimet me tezen më ka thënë që në një ditë, kur kanë qenë në një park lojërash në Angli, ka njohur një shqiptare dhe që vajza e saj po rri dhe luan me djalin e saj, që është bashkëshortja e Gertit. Por në asnjë mënyrë ne të dy nuk njihemi”, tha Selin.

“Nusja ime njeh tezen e Selin dhe kanë bërë shkollën bashkë dhe tezja e saj i ka treguar që unë do futem në Big dhe ajo ka kërkuar që unë ta ndihmoja, dhe t’i tregoja kodin që jam babi i Marlonit.

Selin është femër që i përdor gjërat më të dobëta që të bëjë lojë dhe më përdor mua si një baba shumë të keq. Unë doja të punoja pro Selinës.

Një nga problemet më të mëdha që ka pasur familja e Selin është që na ‘mori fytyrën’, unë ia dhashë sinjalet por nuk i kuptoi. Unë njerëzit që më presin në besë, unë do t’i sulmoj”, tha Gerti.

“Sa i përket informacionit të rremë që Gerti po flet, i kam dhënë të drejtën produksionit që të marrë të gjitha informacionet nga jashtë. Di që fëmijët janë në park, këtë e di”, u shpreh Selin.