75 Mall Live Search
22:34 / E Diele, 19 Shtator 2021 / AR

A pati të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok? Deklarohet Policia e Kosovës

Mbrëmjen e sotme u raportua se, në Zubin Potok ka pasur të shtëna me armë zjarri ku u tha se plumbat janë shkrepur në drejtim të policëve të Kosovës.

Por të gjitha këto i ka mohuar për Indeksonline Branislav Radovic, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut.

Ai u shpreh se lajmi i publikuar nga disa media është i pavërtetë.

Me të marrë lajmin kemi verfiku dhe kemi kontaktu të gjitha stacionet policore në veri dhe askund nuk ka pasur të shtëna me armë“, u shpreh ai./Indeksonline/