10:36 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / B O

A përfundoj Botërori për Neymarin!?

Në mbrëmjen ky sytë e të gjithë botës ishin fokusuar te Neymar, ai që dhuroi show në premierën e Brazilit në Katar ishte Richarlison, autor i një dygolëshi. Pavarësisht se nuk arriti të linte gjurmë përballë Serbisë, Neymar bëri gjithçka për të ndihmuar ekipin, madje “shtrëngoi dhëmbët” deri në minutën e 79-të, ku një dëmtim në kavilje e detyrojë të “parkonte” në stol.

Pamjet e kaviljes së tij të fryrë bënë xhiron në rrjet duke ngritur shumë pikëpyetje, a rrezikon Neymar Botërorin?

Në lidhje me këtë çështje, trajneri Tite flet me bindje: “Kemi besim, Neymar do të luaj sërish në Katar, Botërori i tij nuk ka përfunduar. Ndjeu dhimbje, por vendosi të qëndroj në fushë për të ndihmuar shokët. Duhet qetësi dhe kohë për të kuptuar më qartë gjendjen e tij, por jam i bindur se Botërori i tij nuk ka përfunduar”, u shpreh Tite.