75 Mall Live Search
16:26 / E Enjte, 22 Maj 2025 / H F

A po afrohet Limaj me Kurtin? Ja si përgjigjet kreu i Nismës (Video)

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, në një konferencë të mbajtur sot, është pyetur nëse ka ndonjë afrimitet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Unë kam një përvojë të gjatë në politikë dhe jam shumë i kujdesshëm. Në respekt të temës, besoj se në ditët në vijim do të jap një intervistë më të gjatë, ku do të shpalos mendimin dhe vizionin tonë. Prej tre muajsh jemi linçuar në publik, ndërkohë që kemi bërë thirrje që për çështje nacionale, forcat politike duhet të ulen dhe të bashkëbisedojnë, edhe kur nuk pajtohen. Ulja në tavolinë nuk do të thotë domosdoshmërisht pajtim, por është shumë e rëndësishme të ketë dialog”, ka thënë ai transmeton IndeksOnline.

“Në një intervistë të ardhshme do ta paraqes më qartë idenë dhe vizionin e Nismës Socialdemokrate. Ne besojmë dhe jemi të bindur se Kosova ka nevojë për krijimin e institucioneve funksionale, dhe kjo varet nga formimi i shumicës parlamentare.”, shtoi ai. /IndeksOnline/