75 Mall Live Search
16:32 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / MSH1

A po bëhemi me qeveri? Nesër mbahen dy seanca

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nesër do të mbahen dy seanca për formimin e qeverisë.

Mandatari Glauk Konjufca do të dalë përpara deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt, për të prezantuar kabinetin e tij qveritar.

Burime të IndeksOnline pohojnë se në ditën “D”, do të mbahen dy seanca: një në orën 11:00, tjera në oërn 14:00.

Njëra do të mbahet për votim të buxhetit të Republikës së Kosovës, ndërkaq tjetra për votim të qeverisë.

Deputetët do të kenë mundësi të votojnë për ose kundër kabinetit të propozuar nga Konjufca, duke i hapur rrugë formimit të qeverisë, ose zgjedhjeve të reja.

Nuk dihet nëse votimi do të bëhet në mënyrë të hapur, apo përmes pajisjeve elektronike, ashtu si herën e kaluar.

Kujtojmë se hera e fundit kur u propozua kabineti qeveritar në krye me Albin Kurtin, nuk u dhanë votat e mjaftueshme për t’u krijuar qeveria./IndeksOnline/