75 Mall Live Search
18:04 / E Mërkurë, 25 Shkurt 2026 / AR

“A po bëhesh nusja..”, Efi jep përgjigjen epike!

Efi Dhedhes di gjithmonë se si t’i mbajë të angazhuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me natyrën e saj pa komplekse dhe me shumë humor. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit në Instastory, duke hapur një kuti pyetjesh me mbishkrimin “Flasim”.

Mes pyetjeve të shumta, një prej tyre ka tërhequr vëmendjen për shkak të një propozimi të drejtpërdrejtë për… mblesëri! Një ndjekës/e i ka shprehur dashurinë Efit dhe i ka bërë pyetjen e papritur:

“Të dua shumë a po bëhesh nusja e vllait tem”.

Efi nuk e ka anashkaluar aspak këtë propozim dhe ka vendosur t’i kthejë një përgjigje me shumë sportivitet. E shoqëruar me një emoji duke qeshur me lot, ish-banorja e Big Brother ka lënë të kuptohet se kandidati duhet të kalojë njëherë nga “filtri” i saj:

“Po ta shohë një her”.

Kjo përgjigje ka shkaktuar me siguri shumë të qeshura në rrjet, duke treguar edhe njëherë se Efi mbetet një personazh mjaft i afërt dhe i hapur me fansat e saj.