22:30 / E Premte, 30 Shtator 2022 / MSH

A po bëhet apo jo liberalizimi i vizave, flasin qytetarët!

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor.

Qytetarët janë shprehur se sa janë optimistë për të udhëtuar jashtë vendit dhe cila qeveri i ka meritat më shumë.

Qytetari Fehmi Sfishta, nuk është shprehur fare optimist për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa u shpreh se qeveria aktuale nuk e ka asnjë meritë nëse ndodh liberalizimi.

“Liberalizimi i vizave që 20 vite kanë folur, që bëhet çdo qeveri që vijke rrejke, e tash unë po rrej deri në vitin 2025 nuk behet hiq”, tha ai.

Bile me të kallxu drejt kjo qeveria e fundit nuk ka kurrfarë ndikimi aty, sepse ato që 20 vjet por kanë mbetur, Çakorri e hupi një mas pari.”

Ndërsa qytetari Gazmend Dalladaku, njëkohësisht shok i Sfishtës e tha të kundërtën, dhe të gjitha meritat ia dha qeverisë aktuale.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, sipas informatave më së afërti se këtë kohë, por prapë e kemi njëfarë minusi, nuk besoj, jam mësuar të mos besoj që sa vite veç kom dëshirë të bëhet, të gjitha qeveritë janë munduar për liberalizimin e vizave por kanë qenë kushtet, por momentalisht kjo ministrja e Punëve të Jashtme m’doket ka luajtur rol të madh”, tha ai.

Vesel Veseli shpresoi që të bëhet liberalizimi, por tha se është ende është shpresë.

“Po shpresojmë, fjalët janë, por derisa të vendoset definitive, mbetet vetëm shpresë. Është nisur, nuk mohohet, kjo moti ka qenë iniciativë e kahershme, mirëpo është me rendësi mbas sa kohë të jenë në pushtet ai e kurorëzon, nuk d.m.th. që ai mundet më ja qit meritat vet-vetit, se ai i pari nuk e ka shpikë por dikush tjetër e ka iniciuar”, ka thënë ai.

Halit Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se qytetarët e kanë merituar liberalizmin që moti dhe se është tejzgjatur kjo çështje.

“Qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti liberalizmin e vizave, kurrë nuk kam besuar që do të shkojë kaq shumë që të presin qytetarët për liberalizim. Unë e kam problemin e zgjidhur, unë e familja jem jetojmë jashtë, por e thotë populli kurrë nuk është vonë. Meritat cila qeveri i ka për liberalizimin e vizave, nëse bëhen, se tash nuk jam edhe shumë optimist, por qeveria aktuale mdoket që i ka më shumë meritat për liberalizimin e vizave, por i kanë edhe ato që kanë qenë më përpara”, tha ai./Indeksonline/