A po bëhet qeveria? Nesër seanca e jashtëzakonshme në Kuvend
Nesër në Kuvend do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare me rendin e vetëm të ditës: zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Deputetët do të mblidhen në orën 10:00 për të votuar kabinetin qeveritar të mandatarit Albin Kurti, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Në rast të mos miratimit të qeverisë “Kurti 3”, presidentja e vendit do t’i jep mandatin një kandidati tjetër. Në rast se kjo dështon edhe për herë për dytë, atëherë Vjosa Osmani brenda 40 ditësh duhet të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Vetëvendosje ka 48 deputetë, ndërsa përkrahje ka edhe nga të paktën shtatë deputetë të komuniteteve pakicë joserbe.
Kujtojmë se vendi është me qeveri në detyrë që nga shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet qendrore.
Mbetet të shihet se si do të vijojë seanca e nesërme.

