A po e merr Dimal Basha një nga postet kyç në kuvend, s’është kryeparlamentari!
Sot do të mbahet seanca parlamentare, në të cilën pritet të bëhet konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë kësaj seance është paraparë betimi i deputetëve, si edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Dimal Basha pritet të emërohet nënkryetar i kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkaq, për postin e kryetares së kuvendit pritet të propozohet Albulena Haxhiu. /Indeksonline/

