00:00 / E Premte, 19 Tetor 2018

A po gënjejnë sondazhet për partitë politike?

Kohëve të fundit shohim shumë sondazhe dhe interpretime të rezultateve që tregojnë se sa kanë mbështetje partitë politike në Kosovë nga votuesit.

Por sa janë të besueshme këto sondazhe që transmetohen si lajme, u qartësua sonte në emisionin “Click” në RTV21.

Fillimisht hulumtuesi Fisnik Halimi sqaroi se 1 deri 2 për qind është gjasa e gabimit e tolerueshme në sondazhe pra që në Kosovë përkthehet: 1 për qind i bije deri në 8 mijë vota, përcjell rtv21.tv.

“Në shumë hulumtime mungon transparenca, mungojnë të dhëna se kush e ka realizuar hulumtimin, çfarë shkalle të buxheti ka pasur, interpretuesit, mostra etj”, theksoi sociologu Fadil Maloku.

Ndërsa Rasim Aliaj pranoi se partitë politikë kontraktojnë sondazhe gjatë kohës së zgjedhjeve dhe jo vetëm.

“Edhe koalicionet janë krijuar në bazë të sondazheve.”, tha Aliaj.

Po ashtu u theksua se diaspora është problem i madh për shkak se nuk janë qytetarë rezidencë. Andaj u tha se shpesh manipulohet me votat e diasporës. “Ka shumë problem të vogla dhe të mëdha në sondazhe por duhen përgatitje paraprake. Në çdo pyetësor duhet të theksohet që ai behët në kushtet anomiteti”, tha Maloku.

Maloku po ashtu theksoi se realizimi i sondazhe janë shumë të shtrenjta, dhe sipas tij, më 200 euro nuk mund të behën sondazh siç tha ai këto mund të kushtojnë deri në 20 mijë euro. “Sondazhet nuk mund të servohen vetëm si lajme pa paraqitur edhe të dhënat së si është realizuar sondazhi”, sqaroi Maloku.

Rasim Aliaj, pranoi se kritikohen nga partitë politikë për sondazhe ndonëse siç tha ai, ata vetë nuk bëjnë sondazhe por vetëm kontraktojnë kompanitë që bëjnë sondazhe.