A po i lëkundet karrika? Slot tregon raportet me drejtuesit e Liverpulit
Arne Slot ka pasur kritika të mëdha gjatë javës së fundit, për shkak të krizës së reuzltateve që po kalon Skuadra e Liverpulit.
Ka pasur raportime se tekniku holandez rrezikon shkarkimin nëse kjo gjendje vazhdon në ndeshjet e ardhshme, shkruan IndeksOnline.
Por Slot ka folur rreth kësaj qështje duke theksuar se ai ka raporte të mira me drejtuesit e klubit dhe ata ende besojnë te projekti i tij.
“Ata më thonë të njëjtat gjëra si vitin e kaluar, po. Unë flas kryesisht me Richard Hughes dhe herë pas here me të tjerët. Edhe ata shohin gjëra të ngjashme me ato që shoh unë”, ka deklaruar Slot.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, Slot arriti ta fitoj titullin e Premierligës me skuadrën e Liverpulit derisa fitoi edhe çmimin e trajnerit të vitit./IndeksOnline/

