A po i shtohet Qeverisë Hoti sot edhe një ministri?

Qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e kryeministri Avdullah Hoti do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.
Duke nisur nga ora 17:00 në mbledhjen e Qeverisë pritet të shqyrtohen 15 pika të rendit të ditës.
Në dokumentacioni e siguruar nga Indeksonline, ndër pikat të cilat pritet të diskutohen është edhe pika me numër pesë, ku bëhet fjalë për shqyrtimin e propozim-vendimit me anë të të cilët mund të shtohet edhe një ministri e re.
Pika numër pesë parasheh shqyrtimin e propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë nr 09/24, për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian. Që nënkupton se gjasat për t’u shtuar Ministria e Integrimeve Evropiane nuk janë të pakta sot në mbledhjen e Qeverisë.
Qeveria e Kosovës ka gjithsej 16 ministri, kurse Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar./Indeksonline/

