A po kthehet Klitschko në boks? Vjen reagimi i tij: Për momentin më intereson largimi i rusëve nga Ukraina

Ishte raportuar në mediat e huaja se ish-boksieri ukrainas, Wladimir Klitschko po përgatitet të rikthehet sërish në ring.
Megjithatë përmes rrjeteve sociale, Klitschko i ka mohuar këto zëra, duke thënë se është i fokusuar vetëm në largimin e ushtarëve rusë nga Ukraina, shkruan Indeksonline
“Këto ditë po përflitet për një rikthim të mundshëm. Për momentin, nuk jam duke menduar për rikthimin tim në boks, por për kthimin e rusëve në vendin e tyre, jashtë Ukrainës.
“Dhe më lejoni të jem i qartë. Unë kurrë nuk i kam ndalur stërvitjet. Pra nëse do të kishte një luftë, unë do të isha gati vetëm për vendin tim.
“Në vikend do e shoh vetëm një meç boksi, një ukrainas të talentuar. Përpara Usyk. Përpara Ukraina”, ka shkruar Klitschko në rrjetet sociale
Kujtojmë që dy meçet e Klitschkos ishin kundër Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që të dyja i kishte humbur me nokuat.
Klitschko gjatë karrierës së tij profesionale në boks, ka zhvilluar plotë 69 meçe, ku ka 64 fitore (53 me nokaut) dhe pesë humbje (4 me nokaut)./Indeksonline/