18:33 / E Enjte, 11 Mars 2021 / Blerim

A po largohet ‘Profa’? Flet kryetari i Gjilanit

Sot skuadra e Gjilanit e ka humbur derbin e Anamoravës ndaj Dritës në një takim që u mbyll me rezultatin final në 2:0.

Me golin e Namanit e Limanit, skuadra e Dritës e gjunjëzoi Gjilani e Bylbyl Sokolit që shumë lehtë mund të mos e shohim si trajner të ‘Skifterave’, shkruan IndeksOnline

Deklarata e tij pas ndeshjes la të kuptohet se ai nuk do të vazhdojë deri në fund me gjilanasit, pasi tha: “Me siguri do ta analizoj pozicionimin tim në klub”.

Më poshtë deklarat e plotë se Sokolit pas ndeshjes:

“Unë mendoj se me këtë angazhim nuk mund të fitohen ndeshjet. Duhet më tepër motiv, sakrificë, shumë angazhim për të arritur rezultatet. Prandaj duhet pasur kujdes se çfarë duhet ndërmarrë. Ishte fillim i plogësht i pjesës së parë.

Megjithatë kjo nuk tolerohet për një ekip që pretendon të jetë serioz në Superligë. Është gabim fakti të fillosh të luash vetëm pasi pranon dy gola. Me siguri se do të analizoj pozicionin tim në klub”, tha Sokoli.

Ndërsa, për këtë temë IndeksOnline ka biseduar edhe me kryetarin e SC Gjilanit,  Florim Zukën, i cili tha se pritet së shpejtë të flas me Sokolin rreth kësaj deklarate, gjithashtu ai përmendi edhe ndryshime.

“Nuk e kam dëgju deklaratën e Bylbylit. Ende nuk jam taku me të. Nesër ose masnesër do të takohem me Bylbylin dhe me kryesinë dhe do të ketë ndryshime”, tha Zuka.