A po tregon ky fakt se Muriqi po largohet nga Nottingham Foresti?
Huazimi i Arijanet Muriqit te Nottingham Foresti nuk ka shkuar siç është planifikuar.
Pas një sezoni të mirë te Manchester City, ku u aktivizua në ndeshjet e EFL Cup, guardiani i Kosovës u huazua te dy herë fituesit e Ligës së Kampionëve për t’u aktivizuar më shpesh.
Por te kjo skuadër 21- vjeçari u aktivizua më pak se kur ishte nën urdhrat e Guardiolës.
Këtë sezon, Muriqi luajti katër ndeshje në ligë dhe një tjetër në kupë, derisa në dy ndeshjet e fundit nuk është ftuar as në bankën rezervë.
Kjo tregon se shtatlarti nga Rozhaja është pranë ndërprerjes së huazimit dhe në janar duhet të gjejë një skuadër tjetër. /IndeksOnline/

