75 Mall Live Search
21:37 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

A po vërehen “lëvizjet” brenda Vetëvendosjes edhe në Kuvend e Qeveri? (Video/Foto)

Gjatë ditës së sotme u mbajt seanca e Kuvendit të Kosovës ku edhe u arrit të votohet në lexim të parë Projektbuxheti për vitin 2018.

Me 64 vota pro, dy kundër dhe asnjë abstenim u votua në seancën plenare, transmeton Indeksonline.

Por një gjë që ra në sy ishte disponimi i deputetëve dhe ministrave, të gjithë në “qef”!

Madje është pikërisht zv/kryeministri njëherësh Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli i cili ka thirrur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, që të afrohet tek foltorja e Kuvendit të Kosovës, për të biseduar me të.

Pacolli shihet teksa i mban dorën Kurteshit, e afërsia e këtij të fundit nuk mungon as me Pacollin, as me të parin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe as me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti.

Nuk dihet nëse biseda e tyre ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje, apo thjeshtë po “nis” një kolegjialitet më i afërt, pozitë-opozitë./Indeksonline/