75 Mall Live Search
21:18 / E Premte, 05 Shkurt 2021 / Blerim

A po vjen Nwabueze në Kosovë? Flasin nga Drita e Gjilani, kjo është e vërteta

Dje mediat në Shqipëri raportuan se për sulmuesin e Laçit, Kyrian Nwabuze janë të interesuara dy ekipe kosovare.

Mes tjerash thuhej se Drita dhe Gjilani kanë shprehur interesim për sulmuesin e Superiores por një gjë të tillë e mohojnë drejtorët e të dyja ekipeve, shkruan IndeksOnline

IndeksOnline ka biseduar me drejtorin e Gjilanit, Sevdail Robellin i cili tha se nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me futbollistin në fjalë.

“Ne nuk kemi kontaktuar me lojtarin e as me përfaqësuesit e tij. Asnjë Interesim nuk kemi shprehur për të. Kemi mjaftueshëm lojtarë për të vazhduar kampionati”, tha Robelli.

Por, edhe drejtori i Dritës, Valon Zymberi hedh poshtë çdo spekulim të mundshëm që lidhet me futbollistin nigerian.

Kujtojmë se Nwabueze ka kontratë edhe 6 muaj me Laçin por largimi i tij varet nga drejtuesit e kurbinasve.