A po zbuten masat: Nga e hëna do të hapen zyrat në Kosovë – Paralajmërimi i VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të hapë zyrat e saj në Kosovë. Kjo parti ka filluar me hapjen e zyrës qendrore në Lagjen :Arbëria” në Prishtinë, të cilën e hapi sot.
Në faqen zyrtare të Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se që më shumë se një muaj i kanë mbyllur zyrat, derisa, pas masave të MSH’së kanë vendosur që të rihapin ato me orar të kufizuar.

“Pandemia vërtet na rrezikon të gjithëve, por për dallim nga shtetet tjera ku të gjithë u bënë bashkë për t’u përballur me virusin, në vendin tonë disa parti të vjetra u bënë aleate të virusit, dhe midis pandemisë po duan ta formojnë një qeveri të re në mënyrë antikushtetuese. Këtë rrezik të ri, që na vjen me staf të plotë nga e kaluara do ta kufizojmë e minimizojmë, me mbështetjen popullore, kujdesin, disiplinën dhe punën që na u besua me datë 6 tetor”, shkruhet në njoftimin e LVV’së.
“Në këtë drejtim, me një kujdes të shtuar, duke respektuar distancën dhe duke ndjekur masat e sigurisë të institucioneve shëndetësore, Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i rihapë zyrat e saj nëpër qytete dhe fshatra të vendit, me orar e staf të kufizuar. Nga sot është hapur zyra jonë qendrore në Lagjen “Arbëria”, në Prishtinë dhe zyra e Qendrës së Prishtinës, ndërsa ditëve në vijim rihapen edhe mbi 30 zyret e tjera të Lëvizjes anembanë Kosovës.”