75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Z S

A pritet të ketë balotazh në Mitrovicë? Analiza e Nexhmedin Spahiut për qytetin e zemrës

Me afrimin e ditës së zgjedhjeve lokale, Mitrovica është shndërruar në një nga skenat më dinamike të betejës politike në vend.

Arian Tahiri, Faton Peci, Gëzim Pllakolli, Qazim Nimani po synojnë pozitën e të parit të Mitrovicës.

Kur po zhvillohet dita e dhjetë e fushatës kandidatët kanë intensifikuar angazhimet në terren, duke prezantuar programet dhe premtimet e tyre për të marrë besimin e qytetarëve.

Por cili nga kandidatët ka më shumë gjasa?

Sipas analistit politik, Nexhmedin Spahiut, fushata deri tani është e qetë. Ai garën në Mitrovicë e sheh midis Arian Tahirit nga PDK-ja dhe Faton Pecit nga VV-ja.

‘’Fushatë e qetë, gara kryesore pritet të jetë ndërmjet Arian Tahirit nga PDK-ja dhe Faton Pecit nga VV-ja’’, ka thënë Spahiu për Indeksonlinen.

Spahiu thotë se fushata e kandidatëve për të parin e Mitrovicës duhet të fokusohet më shumë në çështjen e urbanizmit.

Por a pritet të ketë balotazh në Mitrovicë?

Analisti politik, Spahiu thotë se ndoshta do të këtë balotazh.

‘’Ndoshta do të ketë, nëse do të kemi balotazh ai do të jetë ndërmjet Arian Tahirit dhe Faton Pecit’’, u shpreh më tutje Spahiu.

Në fund Spahiu thotë se kandidati i VV-së, Faton Peci, do të mund të ndihmohej nga Qeveria e Kosovës gjatë kësaj kohe nëse do të përurohet bajpasi i Vushtrisë në rrugën Mitrovicë-Prishtinë dhe shtëpinë e Xhafer Devës.

Zgjedhjet lokale mbahet më 12 tetor./Indeksonline/