75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

A rrezikon Prishtina të futet në karantinë sërish? Flet Shpend Ahmeti

Kosova dje ka shënuar numrin më të madh të madh të personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 brenda një dite. Nga 129 persona që kanë rezultuar pozitivë, 45 prej tyre janë nga Prishtina.

Një gjendje e tillë alarmante, mund të sjell edhe situata të reja, në tërë vendi e po ashtu edhe në kryeqytet.

Derisa ende nuk ka një vendim të qartë se a do të ndryshohen masat apo jo, IndeksOnline, ka pyetur kryetari e Prishtinës, Shpend Ahmeti, se a mund të kthehet sërish në karantinë  Prishtina. E përgjigja e tij ishte se ende nuk kanë ndonjë vendim nga ana e institucioneve qendrore në vend, se si të veprohet tutje.

“Karantinim, apo masa  të reja mund t’i merr vetëm niveli qendror pas rekomandimeve të IKSHPK-së e jo komunat. Deri më tani, përveç asaj që kanë deklaruar publikisht nuk kemi informatë tjetër nga IKSHP dhe ministria”, ishte përgjigja e Ahmetit për IndeksOnline.

Ndërkohë IKSHPK së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë paralajmëruar qytetarët se nëse nuk përfillin rregullat e vendosura nga to, për mbajtje të distancës, posedim të maskës dhe dorëzave në vendet publike, situata mund të kthehet në pikën zero.

Aktualisht në Kosovë janë të infektuar me Covid-19, 1 mijë e 615 persona, të shëruar janë 963, ndërsa kanë ndërruar jetë si pasoj e Covid-19, 33 persona. /IndeksOnline