21:44 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

A transmetohet koronavirusi nëpërmjet ushqimit? Ja si qëndron e vërteta

Nëse i bëni vetes pyetjen a është më mirë të qëndroni larg restoranteve dhe ushqimeve të hapura, këtu është gjithçka duhet të dini.

A mund të transmetohet nëpërmjet ushqimit?

Studiuesit janë ende duke mësuar se si transmetohet Covid-19, por gjithçka dihet deri tani është se mund të përhapet nga hunda ose goja kur dikush kollitet apo tështin.

Transmetimi mund të bëhet edhe nëse prekni fytyrën, sytë apo hundën pasi jeni takuar me dikë që është i infekktuar. Por deri tani nuk ka asnjë provë që mund të transmetohet nëpërmjet ushqimit.

“Ne nuk jemi të shqetësuar deri tani se nuk ka asnjë raportim që sugjeron se Covid-19 mund të transmetohet nga ushqimi i hapur apo i paketuar”, tha një zëdhënës nga Siguria e Ushqimit.

A jemi të sigurtë nëse ushqehemi në restorante?

Në të shumtat e rasteve, nuk ka asnjë arsye përse duhet të shmangni vizitën në një restorant prej frikës së koronavirusit.

“Është po njësoj si para se të mësonim rreth koronavirusit. Në fjalë të tjera, asgjë nuk është e sigurtë”, tha Don Schaffner, specialist ushqimi dhe profesor në Universitetin Rutgers, New Jersey.