75 Mall Live Search
10:05 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

A transmetohet koronavirusi nga ajri? Epidemiologu shqiptar vë theksin mbi tri rregulla

Epidemiologu Ilir Alimehmeti i referohet nje studimi të fundit sipas të cilit, “totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se transmetimi midis aerosolit në distancë të larget nuk është mënyra dominante e transmetimit të SARS-COV-2.”

Ai shkruan në Facebook: “Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, një permbledhje të evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol)”.

Sipas studimit, “totali i evidences duket i papajtueshëm me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanërisht në hapësirat e ventiluara mirë”.

Mjeku thekson se për të rritur mbrojtjen duhet të zbatoni tri rregullat: distanca 2 metra, higjiena dhe maska nëse distanca nuk është e mundur.

Postimi nga Alimehmeti:

❗“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gjë dhe vrapo!” ose “Perballu me çdo gjë dhe çohu!”. Zgjedhjen e bën ti!”❗

Cit. Zig Ziglar

? Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!

?? Studiuesit e Universitetit të Harvardit (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, një përmbledhje të evidencave dhe teorive mbi përhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

Perfundimet e tyre të përkthyera janë:

? “…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 përmes aerosolit, veçanërisht në hapësirat e ventiluara mirë.

? Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

? “…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

✅ Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

Pra, vazhdojme me 3 rregullat bazë:

1. Distanca fizike (2 metra)

2. Higjiena e duarve

3. Mbajtja e maskës nese nuk ruhet dot distanca.